GazetaMax
Lajme

Tetë komuna do të jenë pjesë e projektit “Mbrojtja nga korrupsioni”

Shkup, 25 maj – Qendra për komunikim civil (QKC) në tre vitet e ardhshme do ta realizojë projektin “Mbrojtja nga korrupsioni” në tetë komuna në secilin rajon të vendit. Kryetari i QKC-së, German Filkov, theksoi se ky projekt do të përfshijë jo vetëm komunat si institucione, por edhe institucionet që janë në kompetencë të tyre. Sipas tij, qëllimi i projektit është zvogëlimi i korrupsionit dhe keqpërdorimit të mjeteve publike në nivel të vetëqeverisjes lokale duke rritur transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e komunave.

“Korrupsioni është po aq i madh në të gjitha komunat në mbarë vendin, tregojnë hulumtimet. Do të përfshijmë ata sektorë që sipas hulumtimeve janë më të korruptuarit. Këtu janë furnizimet publike, shërbimet inspektuese, lëshimi i lejeve të ndërtimit, lejet e integruara ekologjike, marrja me qira dhe disponimi i pronës së njësive të vetëqeverisjes lokale, shkollave etj”, tha Filkov.

Njëkohësisht, siç njoftoi Filkov, gjatë këtij projekti do të monitorohet zbatimi i Strategjisë nacionale për luftimin e korrupsionit të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, si përfaqësues i donatorit të këtij projekti, theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë mjaft për të siguruar që tani të ketë legjislacion adekuat dhe kornizë institucionale për të luftuar korrupsionin, si dhe për të përmirësuar masat kundër korrupsionit. Megjithatë, edhe pse kjo është e pranuar, fatkeqësisht ai theksoi se Maqedonia e Veriut është ende në grupin e vendeve që konsiderohen shoqëri me korrupsion të lartë.

“Është në grup me vende si Etiopia, Kolumbia. Ky nuk është një nga grupet ku dëshironi të bëni pjesë. Është shumë larg mesatares së BE-së. Kjo sepse pavarësisht se tashmë kemi një kornizë ligjore dhe legjislative, zbatueshmëria mungon sepse nuk ka vullnet politik. Për shembull, kur KSHPK-ja zbulon korrupsionin, legjislacioni duhet të monitorojë dhe t’i sigurojë qytetarët se nuk ka korrupsion në furnizimet publik, ndërtimet etj. Gjyqësori dhe prokuroria duhet të marrin përgjegjësi dhe të vendosin transparencë dhe llogaridhënie. Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e të gjithëve dhe është në dobi të të gjithëve”, tha ambasadori Jan Kop.

Ky projekt do të përfshijë komunat Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Negotinë, Strumicë, Tetovë, Çair dhe Shtip.

Related posts

Rriten sërish pagat e mësimdhënësve/ Grubi: Vlerësojmë mundin në edukimin e brezave të ardhshëm

Gazetamax.mk

Vendoset stacion mobil për selektimin e mbeturinave, Gerasimovski: Përzgjedhja e mbeturinave sjellë përfitim dhe mbron natyrën

Gazetamax.mk

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

Gazetamax.mk