Osmani për inkuadrimin në BE: Kur nëse jo tani?

Shkup, 25 maj – Proceset e frenuara integruese për Maqedoninë e Veriut paraqesin burim të ndjeshmërisë sistematike, efektet e së cilës reflektohen negativisht ndaj tërë rajonit. Sinqerisht besojmë, se këto janë kohëra historike të cilat imponojnë vendime të fuqishme dhe me kohë. Është imperativ të fillohet me procesin inkuadrues tashmë të shumëvonuar të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tani në qershor, gjatë kryesimit francez me BE-në. Kur, nëse jo tani, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në fjalimin në hapjen e panel-diskutimit “Rruga drejt Brukselit”, që është ngjarje hyrëse në edicionin e sivjetmë të Forumit të Prespës për dialog, që nga 16 deri më 18 qershor do të mbahet në Ohër, Osmani theksoi se përhapja e rendit transatlantik dhe perëndimor i bazuar në vlera dhe parime është në interes të, si vendeve aspirante për anëtarësim, ashtu edhe të shteteve anëtare, por edhe në interes të paqes dhe bashkëpunimit global.

“Besoj se tani është koha ideale, të njihen përpjekjet konzistente të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe të hasen me pranim nga ana e BE-së, si angazhim i përbashkët për Evropë më të sigurt dhe më të fuqishme, rezistente t’i kundërvihet çfarëdo lloj ndikimi të tretë”, deklaroi Osmani.

Shefi i diplomacisë theksoi se edhe nëse nuk ndodhë asgjë tani, vendi do të mbetet e përkushtuar në reformat evropiane, por do të vuajë vetë momenti politik, ndërsa luhatja dhe kërkesa për mënyra të reja inovative si të ruhet “status quo-ja” nuk do t’i bindë ndikimet malinje, por mu e kundërta, do të dërgojë porosi të gabueshme ndaj shteteve të tjera dhe qytetarëve nga Ballkani Perëndimor.

“Kjo nuk do të thotë se planifikojmë ta braktisim rrugën evropiane. Ne jemi evropianë me bindje, me bindje të madhe, me pothuajse 20 vute nga arritja e marrëveshjes për asociim dhe stabilizim me BE-në, të shkëlqyeshëm në zbatimin dhe harmonizimin me legjislaturën evropiane dhe do të vazhdojmë në atë rrugë”, deklaroi Osmani.

Integrimi, theksoi Osmani, në strukturat euroatlantike është shumë më shumë se garancat nga Neni 5 i Kartës së NATO-s dhe qasjes drejt fondeve evropiane, sepse anëtarësimi në Aleancë dhe në BE është konfirmim për vlerat të cilat vendet i respektojnë dhe drejt të cilave synojnë.

Forumi i Prespës për dialog, theksoi Osmani, është krijuar si platformë për dialog, diplomaci, kompromis dhe zgjidhje të qetë të moskuptimeve.

“Këto parime, kanë vlerë të lartë përdorimi. Që këtej, në këto kohë kyçe për historinë botërore, ne angazhohemi për zgjerim dhe përforcim të rendit të bazuar në rregulla këtu në rajon, i cili është mishëruar në NATO dhe BE. Fuqishëm e mbështesim politikën e dyerve të hapura në Aleancë dhe japim mbështetje të paluhatshme për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, me bindje të fuqishme se zgjerimi do të na bëjë të gjithë neve më të fuqishëm dhe më të bashkuar”, deklaroi Osmani.

Kërkojmë, theksoi Osmani, hapje urgjente të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE dhe bëjmë thirrje për ndërmarrje të të gjitha përpjekjeve për avancim në status të kandidates për anëtarësim në BE të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës dhe mbështesim përparimin në negociata të Malit të Zi dhe Serbisë dhe dëshirojmë dhe punojmë për krijim të raportit të qëndrueshëm dhe të përmbushur me përmbajtje me Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Të fundit në përqindje