GazetaMax
LAJME

Kontabilistët kundërshtojnë Ligjin e ri, thonë se nuk rregullon të drejtat e tyre

Shkup, 25 Maj – Ligji i ri për kontabilistët pret dritë jeshile nga Kuvendi, ndërsa kontestohet nga Oda e Kontabilistëve të cilët paralajmërojnë se do ta bojkotojnë dhe do të ngritën në grevë. Çfarë kërkojnë kontabilistët, çfarë duhet të ndryshohet në ligj me çka nuk pajtohen? Përgjigjet e këtyre pyetjeve në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” i mësojmë nga Aleksandra Andreeva, kryetare e Odës së kontabilistëve.

“Problemi qëndron në të gjithë ligjin, për shkak se nga gjithsejtë 70 nene sa numëron ky ligj, nuk di nëse 5 prej tyre rregullojnë diçka që ka të bëj me të drejtat e kontabilistëve. Gjithçka tjetër ka të bëj me funksionimin e organeve të institutit, ndërtimin e Këshillit për përparimin dhe zhvillimin e kontabilitetit derisa çështjet thelbësore nuk i kemi. Edhe pse gjatë gjithë kohës së përgatitjes së Ligjit, po, ne ishim të konsultuar, dhe pasi të kemi një version më pas pasojnë ndikimet nga jashtë dhe kur ta shohim versionin e Ligjit, nuk ka asgjë të përbashkët me atë që kontabilistët e kërkojnë, rregullimin e të drejtëve kundrejt të gjitha obligimeve”, deklaroi Aleksandra Andreeva, Oda e kontabilistëve.

Related posts

Arrestohet një person për kërcënimet me bomba në shkollat e mesme të Shkupit

e-max

LSDM prezanton top 10 gënjeshtrat e Mickoskit për vitin 2022, numër 1 – Asimilimi dhe bullgarizimi

e-max

Për 30 për qind është rritur numri i të prekurve me kancer

e-max