Shkup, 30 maj – Konsensusin e Komisionit kuvendor për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave, me të cilin unanimisht u miratuan ndryshimet në Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, duhet ta tregojnë deputetët në seancën e sotme plenare, apelon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).
MBPEU thekson edhe një herë se miratimi i ndryshimeve do të ndihmojë drejtpërdrejt mbi 20 mijë familje që jetojnë nga prodhimi i duhanit. Do të mundësojë që nesërm të realizohet pagesa er subvencioneve.
“Kërkojmë nga të gjithë deputetët që unanimisht t’i miratojnë ndryshimet e këtij ligji si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së sotme të 64-të plenare të Kuvendit të caktuar për në ora 12:10. Kujtojmë se miratimi i ndryshimeve në Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural të propozuar nga një grup deputetësh më 23 shkurt 2022 ndihmon drejtpërdrejt më shumë se 20 mijë familje që jetojnë nga prodhimi i duhanit. Miratimi i ligjit na hap rrugën që të mund të realizojmë pagesën e subvencioneve për këtë grup të rëndësishëm të bujqve që janë në përgatitjet për një rediment të ri”, thekson MBPEU.
MBPEU vlerëson se bllokadat që synojnë realizimin e të drejtave të bujqëve krejtësisht të pajustifikuara, si dhe se ato çojnë në përkeqësim të situatës në sektor.
“Çdo bllokadë e drejtuar kundër pagesës së mbështetjes së merituar dhe mjeteve financiare për stimulimin e bujqëve dhe prodhimit bujqësor në kohë të tilla krize, e zvogëlon edhe më tej mbështetjen për prodhimet bujqësore të Maqedonisë, e cila mund të ndikojë në zvogëlimin e sipërfaqeve bujqësore dhe kulturave bujqësore, por edhe në rritjen e çmimeve të ushqimet bazë. Për këtë qëllim, edhe një herë apelojmë që zëri i bujqëve të dëgjohet dhe ata të vendosen lart në prioritetet dhe ligjet e mëposhtme nga të cilat varen drejtpërdrejt dhe indirekt shumë familje bujqësore tradicionale, si dhe shumë bujqë dhe gra të reja që merren individualisht me bujqësi”, potencon MBPEU.