GazetaMax
Lajme

Debat publik me rastin e Ditës ndërkombëtare për veprim për shëndetin e gruas

Shkup, 30 maj – Me rastin e 28 majit – Ditës ndërkombëtare për veprim për shëndetin e gruas, Klubi i deputeteve në bashkëpunim me Asociacionin për riprodhim human dhe fekondim të asistuar bio – deri në foshnje përmes rrugë të IVF do të mbajë debat publik në temën: “Drejt ndryshimeve në rregulloren ligjore për mbështetje më të madhe të pacientëve që përballen me infertilitet”.

Janë paraparë fjalime të ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, kryetareve të Klubit të deputetëve Lolita Ristova, Komisionit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve Gordana Siljanovska-Davkova dhe Shoqatës për riprodhim njerëzor dhe fekondim bio-asistuar – Deri te foshnja përmes rrugës të IVF, Shkup Zoja Samandova – Petrusheva dhe kryetari i Komisionit për Shëndetësi Arben Ziberi.

Janë paraparë fjalime të Magdalena Filipovska-Grashkovska nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, Dr. Valentina Sotirovska – embriologe, Komisioni shtetëror për fekondim të asistuar biomjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Mladen Ristovski, Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstretikë, Dr. Zoranço Petanovski IFV , specialiste IVF dhe obstetër Dr. Tatjana Gurzanova, specialiste in vitro dhe Prof. Dr. Diana Plasheska-Karanfilska, Qendra klërkimore për gjenetikë në ASHAM.

Përveç anëtarëve të Klubit të deputeteve, janë edhe anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë, Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, deputetë, ekspertë të fushës së fekondimit in vitro, embriologë, endokrinologë, transfuziologë, urologë, psikologë të ftuar në dëgjim publik, nutricionistë, gjinekologë, obstetër, biologë, gjenetistë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Avokati i Popullit, Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, BNJVL, Instituti për studime gjinore, pastaj përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, UNDP , Organi i OKB-së për Barazi Gjinore UN Women, OSBE, NDI, IRI, IOM, përfaqësues të sektorit joqeveritar në këtë fushë, ekspertë, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup.

Related posts

Osmani: Në vitin 2023 sfidë kryesimi me OSBE, të bashkohemi kundër ndarjeve

Gazetamax.mk

Mediu në Forumin e NATO: Vakumi në Ballkan, mundësi për influencë ruse, por edhe kineze

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Është reale të hyjmë në BE në vitin 2030

Gazetamax.mk