GazetaMax
Lajme

Osmani: Diplomacia parlamentare vendimtare për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Shkup, 31 maj – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës në Japoni, pati takime të ndara me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Hirojuki Hosoda dhe me kryetaren e Dhomës së Këshilltarëve, Santo Akiko.

Siç informon MPJ-ja, në takime, bashkëbiseduesit iu referuan marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, me theks në bashkëpunimin ndërparlamentar. U konstatua se ka potencial të madh për thellimin e lidhjeve ndërmjet dy legjislativëve, veçanërisht përmes grupeve ekzistuese parlamentare për bashkëpunim në të dyja vendet.

Në takime, siç theksohet është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve biznesore, posaçërisht në drejtim të tërheqjes së investimeve japoneze.

Kryetarët e dy dhomave shprehën mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, që është parakusht i rëndësishëm për përparimin e vendit, por edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës, si dhe ndikimin e saj në stabilitetin në Evropë dhe në Indo-Paqësorin

Related posts

Shtyhet gjykimi për rastin “Besa Trans”

Gazetamax.mk

Gara mes Taravarit dhe Kasamit, kontrata milionëshe për punësime të përkohshme!

Gazetamax.mk

Kuvendi vendosi: Do të ridedikohen mjetete buxhetore që nuk janë shfrytëzuar

Gazetamax.mk