GazetaMax
LAJME

Kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 31 maj – Kryetarja e Bankës Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim (BERZH) Odil Reno-Baso sot për herë të parë do të qëndrojë për vizitë në shtetin tonë, me ç’rast do të realizojë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Financave, Fatmir Besimi, përfaqësues të bankave nga sektori privat dhe investitorë.

Reno Baso do të marrë pjesë edhe në Forumin ekonomik dhe financiar të Shkupit, ku do të ketë fjalim për rritjen e qëndrueshme dhe tranzicionin e vlerave të ulëta të dioksid karbonit.

Siç paralajmëruan nga BERZH, ajo do të nënshkruajë marrëvesjhje të re kreditore me Stopanska Bankën nën programin e ri të BERZH-it, të quajtur “Nxitje të qëndrueshme të NMV” me vlerë prej katër milionë euro, linje kreditore, e cila do t’i përkrah ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

“BERZH është investitori kryesor për Maqedoninë e Veriut, e cila është destinacion i rëndësishëm për investitorët, për ne, por edhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thotë në deklaratën me shkrim, Odil Reno-Baso.

Ajo shtoi se me padurim i pret diskutimet për projektet e tyre të ardhshme me autoritetet, duke përfshirë edhe përmirësimin e mëtejshëm të transportit dhe zhvillimit të sektorit privat.

“BERZH i qëndron pas Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e vendit që ta përmirësojë sigurinë energjetike dhe të bëjë dekarbonizimin e ekonomisë, dy sfida të cilat janë tejet të rëndësishme në kontekstin momental gjeopolitik dhe ekonomik”, potencoi Odil Reno-Baso.

Kryetaja e BERZH vjen për vizitë në vend një muaj pas vizitës së nënkryetarit për politikë dhe partneritet të BERZH-it, Mark Bouman, i cili po ashtu ishte në Shkup.

Një pjesë e projekteve investuese në vend, të cilat shqyrtohen për përkrahje, janë ndërtimi i një pjese të interkonektimit të gazit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, një pjesë e autostradës mes Shkupit dhe kufirit me Kosovën, përmirësimi i menaxhmentit me mbeturina të forta në vend, si dhe numër të madh të linjave kreditore për bankat lokale për përmirësimin e efikasitetit energjetik, të cilat do të plasohen më tej në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kreditë e BERZH-it do të kenë edhe grant komponentë të siguruar nga donatorët e BE-së, Kombet e Bashkuara, Zvicra, Suedia, SHBA-ja, Norvegjia, Luksemburgu dhe donatorë tjerë.

“Efikasiteti energjetik është sferë ku BERZH dhe donatorët punojnë që t’i ndihmojnë Maqedonisë së Veriut në tranzicionin e vendit drejt vlerave të ulëta të dioskidit të karbonit. Banka tanimë ka bërë numër të madh të investimeve në rrjetin elektrik dhe burimeve të reja energjetike, duke e bërë vendin energjetikisht më të sigurtë dhe më pak të varur për import të derivateve”, thuhet në kumtesën e Zyres së BERZH-it.

BERZH është investitor kryesor institucional në Maqedoninë e Veriut. Deri tani ka investuar mbi 2,2 miliardë euro, në 161 projekte në shtet.

Related posts

Është rritur për 20% numri i personave që kërkojnë shërbime për shëndetin mendor

e-max

Bisedimet me BE: Lëvizja e lirë e kapitalit në agjendën e skiningut dypalësh me Komisionin Europian

e-max

Ibraimovski: Korrupsioni prek më së shumti romët

e-max