Shkup, 3 qershor – Pasi dje Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk arriti marrëveshje me Qeverinë për rritje lineare të pagave, sot do të takohen kryesia dhe këshilli i LSM-së për të vendosur për fillimin e grevës së përgjithshme.
Kryetari i LSM-së Darko Dimovski pas mbledhjes së djeshme dy orëshe në Qeveri tha se me Qeverinë nuk është arritur marrëveshje për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë dhe se sot do të merret vendim për grevë të përgjithshme.
Dimovski tha se është i zhgënjyer nga bisedat me përfaqësuesit qeveritar, të cilët, siç theksoi, kanë përgjigje për gjithçka, por jo për gjënë kryesore – për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë.
Sindikata kërkonte takim me kryeministrin, zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike dhe ministrat e Financave dhe të Punës dhe Politikës Sociale prejse pas prezantimit të ribalancit të buxhetit, pasi u pa se nuk ishin planifikuar mjete për këtë kërkesë siç ishte premtuar gjatë negociatave