GazetaMax
LAJME

Çfarë thotë Stejt Departmenti për liritë fetare në Maqedoni? Flet për BFI-në dhe Kishën Ortodokse

Shkup, 3 qershor – Sekretari shtetëror i SHBA-ve, Antoni Blinken, dje ka prezantuar raportin e regullt vjetor të Stejt Departmentit për liritë fetare në botë.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, thuhet se Kushtetuta e vendit ndalon diskriminim fetar dhe parasheh liri të religjionit dhe shprehjeve fetare, raporton Zhurnal.

Për Maqedoninë e Veriut për raportin e vitit 2021, theksohet se Ministria e Drejtësisë dhe ministritë tjera qeveritare kanë diskutuar për amandamentet e ligjit nga viti 2007 ku regullohen liritë fetare, e që do të mundësonte bashkësitë më të mëdha fetare të fitojnë statusin e “entiteteve juridike”, por Ministria e Drejtësisë përsëri i ka shtyrë konsultimet me grupet fetare për amandamentet.

Më 18 shkurt, Bashkësia Fetare Islame në RMV, publikisht ka dënuar regjistrimin zyrtar nga ana e Qeverisë të Bashkësisë së Selefive në dhjetor të vitit 2020, me arsyetimin se kjo është e dëmshme për muslimanët në Maqedoni.

Krerët e BFI-së kanë thënë se së fundmi marrdhëniet mes Qeverisë dhe BFI-së periudhën e fundit janë përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht pas takimit mes kreut të BFI-së Shaqir ef. Fetahu dhe presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, por se disa ministri dhe gjyqësia kanë vazhduar të sillen jo si duhet ndaj tyre.

Apelacioni i Shkupit e ka refuzuar kërkesën për regjistrimin e Arhiepeskopisë Ortodokse të Ohrit sepse paraqitja nuk është dorëzuar në afatin e paraparë, thuhet në raport.

Nga raporti mësohet se BFI konsideron se Qeveria vazhdon të favorizojë Kishën Ortodokse Maqedonase – Arhiepeskopinë e Ohrit, ndërsa grupe më të vogla fetare kanë vazhduar të paraqesin trajtim jo të barabartë të Qeverisë në krahasim me pesë grupet më të mëdha religjioze në shtet.

Përfaqësues të AOO më tej janë ankuar se kanë qenë shenjë e sulmeve dhe ofendimeve nëpër media por edhe viktima nga sulmet fizike nga individë të afërt me KOM.

Më tej thuhet se Bektashinjtë në Tetovë, edhe më tej kontestojnë pohimet e BFI-së për pronësi të plotë, dhe planifikojnë të renovojnë Harabati baba teqen, kompleks që bektashinjtë e Tetovës e përdornin si shtab të tyre.

Mediat e Maqedonisë patën publikuar incident të vandalizmit mbi manastirin që gjendet në një zonë të banuar me muslimanë si dhe 18 vjedhje nga kishat gjatë vitit. Nuk besohet se prapavija e këtyre vjedhjeve mund të jetë fetare./Zhurnal.mk

Related posts

Mickoski me kusht për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

e-max

Kontrolle dhe konsultime falas në KGJO me rastin e Ditës botërore të menopauzëz

e-max

Taravari prezanton prurje të reja në ASH

e-max