GazetaMax
Lajme

Në Uashington vazhdon dialogu strategjik mes SHBA-ve dhe RMV-së

Shkup, 3 qershor – Në Uashington vazhdon Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, në të cilin deri më tani janë mbajtur disa seanca, të cilat kanë hapur tema me interes për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Në pjesën e dytë të dialogut do të ketë panele mbi Sundimin e Ligjit dhe Qeverisjen e Mirë, Tregtinë dhe Investimet. Pritet gjithashtu një ndërthurje e bashkëpunimit dypalësh.

Dialogu strategjik filloi dje me fjalimet hyrëse të shefave të delegacioneve, ministrit të Jashtëm Bujar Osmani dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfrid.

U mbajtën panele për Iniciativat Rajonale, Lidhshmërinë e Qytetarëve, Sigurinë dhe Mbrojtjen, Energjinë dhe Mjedisin jetësor. Krahas ministrit Osmani, fjalime kanë pasur edhe ministrat e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, njoftoi MPJ.

Në dialog u shqyrtua situata dhe progresi i vendit në të gjitha temat, si dhe roli dhe mbështetja që SHBA-ja ofron në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Janë harmonizuar një sërë temash.

Në pjesën e dytë të Dialogut Strategjik, përveç ministrave të pranishëm, përmes video-konferencës do të jetë edhe zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska.

Pas Dialogut Strategjik pritet të miratohet një Deklaratë e Përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, duke riafirmuar përpjekjet e përbashkëta për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që hap një Dialog Strategjik me SHBA-në, i cili është gjithashtu një përmirësim i partneritetit strategjik aktual midis dy vendeve dhe ngritja e marrëdhënieve dypalëshe në një nivel më të lartë, si dhe kornizë dhe përcaktim konkret të bashkëpunim në periudhën e ardhshme.

Related posts

Ahmeti e konfirmon takimin me Arben Taravarin

Gazetamax.mk

Trajanov: Bullgarët duhet të hynë në Kushtetutë

Gazetamax.mk

Vidhet pajisja kompjuterike në kufirin në Bllacë

Gazetamax.mk