GazetaMax
LAJME

Panair për punësim dhe karrierë në Gostivar

Shkup, 3 qershor – Në Qendrën e të rinjve në Gostivar sot fillon Panairi dyditor për punësim dhe karrierë.

Siç kanë njoftuar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, qëllimi i ngjarjes është drejtpërdrejtë i ndërlidhur me të rinjtë e papunë në sektorin privat nga Rajoni i Pollogut dhe plotësimi i pozicioneve të hapura në disa industri si dhe nxitja e diskutimit për modele adekuate për aktivizimin e të rinjve në tregun e punës.

Në Panair mes tjerash është paralajmëruar edhe fjalim i zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje ekonomike, koordinim me resurse ekonomike dhe investime Fatmir Bytyqi, ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska si dhe kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Related posts

Mjegull në mëngjes, gjatë ditës me diell dhe me erë të lehtë

e-max

VMRO-DPMNE nuk heqë dorë nga zgjedhjet e parakohshme, i planifikojnë në maj 2023

e-max

Blerim Osmani emërohet drejtor organizativ në Spitalin klinik të Tetovës

e-max