GazetaMax
Lajme

Vazhdon debati për gjykatësit e rinjë kushtetues

Shkup, 3 qershor – Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot në orën 11 duhet të vazhdojë mbledhjen e 13-të ku duhet të konstatohen propozimet për zgjedhje të gjykatësve të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vazhdimi i mbledhjes u paralajmërua nga kryetarja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Marija Georgievska.

Komisioni dje ka konstatuar propozimin që Fatmir Skender, gjykatës civil në Gjyqin e Apelit në Shkup të zgjidhet gjykatës kushtetues. Komisioni duhet të deklarohet për tetë propozime për gjykatës.

Përveç propozimit Fatmir Skender, deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe biografitë e prokurorit publik republikan Lubomir Joveski, Tanja Vasiq Bozaxhieva e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislativë qytetare, të propozuara nga partitë në pushtet dhe të profesorëve universitar, Savo Klimovski dhe Rodna Zhvikovska, gjykatësi në pension Branko Sekullovski, prokurori Todor Vitllarov, gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Vesna Jovanovska dhe Voisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria Publike Themelore në Ohër, të propozuar nga VMRO-DPMNE.

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska të hënën mbajti takim me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi për bllokadën e zgjedhjes së katër gjykatësve kushtetues.

Kacarska pas takimit me kreun shtetëror ka thënë se nëse deri në fund të vitit Gjykata nuk kompletohet, atëherë shtetit i kanoset krizë kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese për momentin funksionon pa katër gjyqtarë të cilëve ju ka skaduar mandati nga nëntë gjyqtarë të planifikuar. Madje, ka rreth një vit që ju ka skaduar mandati tre gjyqtarëve – Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski. Kah mesi i muajit janar të këtij viti i përfundoi mandati edhe gjykatësit Jovan Josifovski.

Related posts

Osmani: Nuk e njoh prokurorin Islam Abazi, por kush jemi ne të debatojmë për atë qe e kanë zgjedhur vetë prokurorët

Gazetamax.mk

Kornizë e re e programit FAO – Maqedonia e Veriut për ekonomi më konkurruese, të qëndrueshme dhe më rezistuese rurale

Gazetamax.mk

Tragjedi/ Shkoi për të punuar në Mal të Zi, gjenë vdekjen 22 vjeçari

Gazetamax.mk