GazetaMax
Uncategorized

Fotot e fshehura në iPhone do të mund t’i hapni vetëm ju

13:16 07/06/2022Apple po shton një risi në iOS 16 për t’i bërë edhe më private imazhet tuaja në Hidden Photos apo Recently Deleted. Në përditësimin e ri, këto dosje do të jenë të kyçura dhe mund të hysh vetëm duke përdorur identifikimin e fytyrës (Face ID), të gishtit (Touch ID)  ose me fjalëkalim.Në iOS 15 këto ndarje janë të vështira për t’u gjetur në Photos, por nuk janë plotësisht të mbrojtura nga sytë kureshtarë të dikujt që mund të ketë në dorë celularin tuaj. Duke filluar nga Vjeshta, përditësimi do jetë funksional edhe për iPadOS 16 dhe macOS Ventura.Një tjetër masë sigurie është Safety Check, i cili është opsion enkas për mbrojtjen e personave në marrëdhënie abuzive. Ata mund të ndalojnë ndarjen e të dhënave të tyre me personat që kanë akses  në Find My, kontakte, vendndodhjen etj./tvklan.al

Related posts

Si ta kuptoni se dikush viziton shpesh profilin tuaj në Instagram

e-max

Youtube bllokoi kanalin e Parlamentit rus

e-max

Robotët bëhen me shqisë njerëzore, iu vendosen mollëza gishtash 3D

e-max