GazetaMax
Lajme

Mickoski: Nëse kërkesat e Bullgarisë hyjnë në kornizën negociuese, do të ishte kapitulim për Maqedoninë

Shkup, 10 qershor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Prizma” ka theksuar se nëse kërkesat e Bullgarisë hyjnë në kornizën negociuese, kjo do të ishte kapitulim për Maqedoninë, dhe se VMRO-DPMNE do të votonte kundër në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

“Kam thënë dhe do ta përsëris, kjo është kapitulim për Maqedoninë në plan diplomatik. Kjo do të thotë se po asimiloheni, bullgarizoheni dhe bëheni pjesë e BE-së, ose asnjëherë nuk do të jeni pjesë e BE-së. Nëse arrinë të votohet në Kuvend, ne do të votojmë kundër”, tha Mickoski.

Lidhur me kërkesën që bullgarët të futen në Kushtetutën e Maqedonisë, Mickoski potencoi se për t’u biseduar për këtë, Bullgaria duhet të japë garanca se kjo do të jetë kërkesa e fundit dhe nuk do ta bllokojë më Maqedoninë, por edhe ta shfuqizojë rezolutën e votuar në Parlamentin bullgar në vitin 2019./Zhurnal.mk

Related posts

Ligji i ri do të heqë pengesat për statusin e personave të paregjistruar në regjistrin e të lindurve

Gazetamax.mk

Shqiptari Abdulhamid Rizvani drejton partinë SPD të Leverkusenit në rrethet Rheindorf dhe Hitdorf

Gazetamax.mk

“Goce Delçev” riktheu tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Gazetamax.mk