Saturday, May 2, 2026

Lajmi në kohë reale

Kush ishin dy të ftuarit e BDI-së në Kongresin Amerikan

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ish-zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili, ishin dy përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që morën pjesë në aktivitetet zyrtare të organizuara në Kongresin dhe Senatin Amerikan, në kuadër vizitës për Lutjet e mëngjesit të organizuara nga presidenti amerikan Donald Trump në Uashington.

Gjatë qëndrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara, Halili dhe Osmani kongresist dhe senator të udhëhequr nga kongresisti Juan Vargas, ku u ndanë përvoja dhe njohuri mbi historinë institucionale amerikane, funksionimin e demokracisë dhe procesin e ndërtimit të shtetit.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe zhvillimi i një arsimi cilësor dhe modern, si bazë për ndërtimin e shoqërive demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Vizita u pasua me pjesëmarrje në Forumin për Paqe dhe Siguri, ku u zhvilluan diskutime të drejtpërdrejta mbi sfidat globale dhe rajonale me kongresistët Pete Sessions, John Moolenaar dhe Joe Wilson, si dhe me Peter Beyer nga Bundestagu Gjerman dhe Fatmir Mediu nga Shqipëria. Në këto takime u theksua rëndësia e stabilitetit politik, sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit euroatlantik.

Në kuadër të vizitës edhe takime të ndara dhe shumë të drejtpërdrejta në Uashington me figura të rëndësishme politike dhe akademike, përfshirë:

Tommy Gonzalez, anëtar i Kongresit Amerikan;

Philip Reeker, ish-Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-ve për Evropën;

Edward Joseph, profesor universitar dhe njohës i çështjeve të Ballkanit.

Nga këto takime dolën mesazhe të qarta politike, ku u theksua se:

Qeveria e Përzhinës duhet të mbetet si mekanizëm funksional dhe garantues i stabilitetit demokratik;

Gjykata Kushtetuese duhet të çlirohet nga çdo formë e kapjes politike, duke ndalur çdo tentativë për cenimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit;

Parimi i shumicës së dyfishtë gjatë zgjedhjes së Qeverisë mbetet themeli dhe shpirti i demokracisë funksionale multietnike në vend.

Gjithashtu u ftuan dhe nga Ambasada e Kosovës në Uashington, ku u organizua një darkë miqësore dhe takime me personalitete të njohura të politikës amerikane, përfshirë Jim Slattery dhe Linda Slattery, si dhe me përfaqësues të komunitetit dhe miq të vjetër të çështjes shqiptare në SHBA.

Kjo vizitë vlerësohet si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të BDI-së për të forcuar lidhjet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, si dhe për të promovuar temat kyçe që lidhen me demokracinë, barazinë etnike dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Latest Posts

Mos e humb lajmin