Partia VLEN i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të BDI-së, Arjanit Hoxha, pas akuzave të tij se gjuha shqipe është hequr nga përdorimi në Institutin e Shëndetit Publik.
Në reagimin e saj, VLEN rikujtoi disa çështje nga periudha e qeverisjes së BDI-së, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e Ali Ahmetit për përmendjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë, moskundërshtimin e iniciativave në Gjykatën Kushtetuese gjatë viteve 2019-2024, si dhe pranimin e termit „minoritet“ për shqiptarët në Këshillin e Evropës në vitin 2004. Nga VLEN akuzojnë BDI-në për mashtrim politik dhe keqpërdorim të sakrificës së shqiptarëve për interesa personale të funksionarëve të saj.
Burimi:TV21
