Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Ndërsa Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëron bashkimin e shërbimeve të inteligjencës, Komisioni Evropian në raportin e tij nuk paraqet një rekomandim të tillë.

Sipas gazetës Sloboden Peçat, Brukseli kërkon ndarje fizike të strukturave përkatëse, si dhe forcimin e pavarësisë operative dhe mekanizmave të mbikëqyrjes.

Megjithatë, kërkesa për ndarje fizike nuk nënkupton domosdoshmërisht kundërshtim të bashkimit institucional. Bëhet fjalë për dy çështje të ndryshme: organizimin e shërbimeve të sigurisë dhe garancitë për funksionimin e tyre të pavarur.

Raportimi ngre kështu pyetjen nëse modeli i reformës që paralajmëron Qeveria përputhet me rekomandimet e Komisionit Evropian./Sloboden Peçat

Burimi:zyrtare.net