GazetaMax
Lajme

Sanksione për dy autobusë dhe pesë mjete transportuese, pa dokumentacion kryenin transport ndërkombëtar

Shkup, 13 qershor – Më datën 10, 11 dhe 12.06.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor të Pikë Kalimit Kufitar Tabanoc është realizuar kontrollim i tetë automjeteve të udhëtarëve dhe të dy autobusëve të cilët kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Gjatë kontrollit të autobusit me targa regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga A.S. (45) nga Struga dhe R.SH. (68) nga f. Banjicë e Poshtme-Gostivar dhe të autobusit me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga E.B. (37) nga f. Jançe, komuna Mavrovë-Rostushë, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit të nevojshëm, transmeton Zhurnal.

Poashtu, gjatë kontrollit të automjetit “reno” me targa regjistrimi të Kumanovës, i drejtuar nga S.S. (50) nga Kumanova, automjetit “pezho” me targa regjistrimi të Kumanovës, i drejtuar nga F.D. (42) nga komuna e Likovës, automjetit “folkswagen passat” me targa regjistrimi të Kumanovës, i drejtuar nga N.B. (38) nga f. Ropalcë, komuna Likovë, automjetit “pezho” me targa regjistrimi të Strumicës, i drejtuar nga S.A. nga f. Mokrievë, komuna Novo Sellë dhe automjetit “ford galaksi” me targa nacionale bullgare, i drejtuar nga D.L. (30) nga Sveti Nikolla, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumentacionin e nevojshëm.

Gjatë kontrollit në tri automjete, dy me targa regjistrimi të Strumicës, të drejtuara nga ZH.J. (37) nga Strumica dhe nga A.V. (31) nga f. Vasilevë-Strumicë, dhe një me targa regjistrimi të Radovishit, i drejtuar nga M.T. (29) nga Radovishi është konstatuar se kanë pasur sasi më të madhe të bagazhit nga sasia e lejuar.
Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Transportit janë shqiptuar sanksione përkatëse për shoferët dhe për automjetet.

Related posts

Një profesor dhe një mjek, në garë për kryetar dege të ASH në Tetovë

Gazetamax.mk

Keqpërdorime tek çertifikatat e sigurisë apo akuza të rejshme?

Gazetamax.mk

Sela: Sot do të vendosim për Ushtruesin e Detyrës deri në kongresin e ardhshëm

Gazetamax.mk