“Sinani GmbH & Co.KG dhe Molla Markt”, janë vetëm dy kompani të mëdha me veprimtari të ndryshme që menaxhohen me mjaft sukses nga biznesmeni i njohur kosovar që jeton në Gjermani, Ilir Sinani.
Njëra kompani meret me ndërtim dhe shtrim të asfaltit nëpër mbarë teritorin e Gjermanisë atje edhe ku vepron kjo kompani derisa kompania tjetër tashmë krahas shtetit gjerman është e shtrirë edhe në Austri dhe sipas informacioneve të fundit po bëhet përpjekje për hapje të veprimtarisë edhe në Kosovë si dhe në një tjetër vend europian.
Këto dy kompani janë storie e suksesit për biznesmenin e njohur kosovar Ilir Sinani i cili me mjaft mjeshtëri po menaxhon jo vetëm këto dy kompani por edhe më shumë pasiqë ai në menaxhim ka edhe një klub futolli që vepron në Gjermani si dhe disa biznese tjera.
I lindur në fshatin Celinë të Rahovecit, nga vendlindja është larguar në kohën e represionit serb. Në një intervistë muaj më parë ai ka theksuar se e kishte shumë vështirë të largohej nga Kosova, nga familja e të afërmit.
“Pa dyshim, fillimi në një vend të huaj ka qenë i vështirë”, thotë Iliri, i cili me modesti tregon se në fillimet e tij në kurbet kishte punuar disa vjet në një furrë buke.
“Pastaj, i kam kryer disa kurse dhe seminare dhe kam kaluar me punë në një kompani për rregullimin e rrugëve”, shton ai.
Por, fati thonë se është në anën e atyre që punojnë dhe nuk ndalen. Ashtu edhe është. Sot ai është pronar i një kompanie të suksesshme në Gjermani.
https://www.facebook.com/sinanigmbhcokg/