GazetaMax
Lajme

BDI mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në dhjetë degë

Shkup, 19 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim sot organizon zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë për kryetar dege, anëtarë të kryesisë së degëve, për kryetarë të këshillave vendorë si dhe anëtarë të këshillave vendorë.

Siç njoftojnë nga partia degët e Bërvenicës, Bogovinës, Çashkës, Dollnenit, Gostivarit, Studeniçanit, Tearcës, Tetovës, Vrapçishtit dhe Zhelinës, sot në mënyrë demokratike dhe të barabartë duke e respektuar parimin një anëtar një votë, do të zgjedhin drejtuesit e tyre për një mandat të ri.

“Ky proces krejtësisht demokratik zhvillohet në të gjitha strukturat organizative, me së paku dy kandidatë për secilin këshill vendor apo degë. Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë që të bëhen pjesë e ndërtimit modern të së ardhmes tonë të përbashkët në 20 vjeçarin e ri”, thonë ng partia.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, siç paralajmërojnë nga partia, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të mbajë konferencë për shtyp në orën 18:30 në selinë e BDI në Tetovë për t’i shpallur rezultatet zgjedhore.

Related posts

Qeveria siriane mohon se forcat e saj po përgatiten të dislokohen në qytetin Sweida

Gazeta Max

Fetai viziton Kurtin: Na bashkon ideali i përbashkët për progres dhe zhvillim

Gazeta Max

LAMM Maqedoni: Vozitni me kujdes, mjegull në disa rrugë dhe ulje të dukshmërisë

Gazeta Max