GazetaMax
Lajme

Mickoski: S’do të votojmë ndryshime kushtetuese

Shkup, 19 Qershor – VMRO-DPMNE-ja nuk do të votojë ndryshim të Kushtetutës për të plotësuar kërkesat bullgare, tha kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski në protestën e një dite më parë. Ai I bëri thirrje kryeministrit të mos e pranojë propozimin francez.

“Refuzoje këtë propozim. Një herë në jetë merr guxim dhe ki dinjitet. Mos e dëgjo mentorin. Mos i dëgjo ata që thonë se ta mbajnë qeverinë. Dua edhe një herë të jem i qartë; 80 deputetë, 2/3 e ndryshojnë Kushtetutën. Kjo varet nga VMRO-DPMNE-ja. Deri sa unë jam kryetar i VMRO-DPMNE-së nuk do të ndryshohet Kushtetuta që kërkesat bullgare të jenë pjesë e tij”,  tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Related posts

Osmani: Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës po i shkatërron vet themelet dhe angazhimet e OSBE-së

Gazeta Max

Kovaçevski shprehu ngushëllimet e tij për të vrarët në shpërthimin në Stamboll

Gazeta Max

Shqipëria voton – hapen qendrat e votimit

Gazeta Max