Kovaçevski: Zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet, e mbyllim këtë çështje

Shkup, 19 qershor – Në takimin e sotëm të partnerëve të koalicionit miratuam dhe nënshkruam Deklaratë për sigurimin e stabilitetit për qytetarët, ekonominë vendore dhe sektorin e biznesit në kushte të krizës globale, informoi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas përfundimit të takimit me partnerët e koalicionit në Qeveri.

Ai theksoi se qytetarët janë nën presion të vazhdueshëm nga pasiguria e cila del nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe të produkteve bazike në tregjet botërore, dhe siç tha, në këtë periudhë presin nga partitë që t’iu ofrojnë qëndrueshmëri në planin politik, të ofrojnë koncept të qartë për përballje me problemet dhe përkushtim të plotë dhe përgjegjësi në atë proces.

“Qëllimi i Deklaratës është që të jepet garanci plotësuese dhe e fortë, por edhe përkushtim i qartë politik për përshtatje të politikave të nevojës nga përballja me pasojat negative nga kriza më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë bashkë erdhëm në përfundimin se zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve, por do t’i thellojnë”, potencoi Kovaçevski.

Për këtë, theksoi, e mbyllim këtë çështje.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në terminin e rregullt në vitin 2024. Në periudhën e ardhshme vazhdojmë me përgjigje për krizën përmes ofrimit të pakos së re të masave antikrizë, reformave në sistem, luftës jo selektive kundër korrupsionit të lartë dhe harmonizimin e kodit zgjedhor me rekomandimet e OSBE dhe ODIHR”, precizoi Kovaçevski.

Theksoi se për procesin tonë të integrimeve evropiane janë riafirmuar pozicionet e definuara në rezolutën e miratuar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

“E riafirmuam edhe përkushtimin tonë në respektimin dhe realizimin e dispozitave nga Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Republikën e Bullgarisë, si dhe konceptin shtetëror strategjik për shoqëri të njëjtë për të gjithë”, theksoi Kovaçevski dhe shtoi se plotësisht hidhen poshtë politikat destruktive të një pjese të opozitës për bllokada të institucioneve.

Ai i bëri thirrje opozitës që t’i hetojnë dhe ndryshojnë pozicionet e deritanishme për bllokadë të shtëpisë ligjvënëse dhe tha se dialogu politik me opozitën rreth çështjeve me interes të lartë kombëtar duhet të zhvillohet në nivel konstruktiv në nivel të institucioneve të zgjedhura demokratike.

“Shantazhet për zgjedhjet e parakohshme dhe përpjekjet për bllokadë të pushtetit legjislativ i vlerësojmë si jo arsyeshme”, potencoi Kovaçevski dhe shtoi se janë në kohën më të keqe të mundshme dhe janë plotësisht kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit.

Të fundit në përqindje