GazetaMax
LAJME

A është punësimi i Dorartit, Petritit dhe Blerimit, shkak i rebelimit të Tasevskit në M-NAV?

Fillimi i tetorit të vitit që lamë pas, shënoi fillimin e mosmarrëveshjeve mes drejtuesve dhe sinidikatës në M-NAV. Shkak ishte bërë konkursi i fundit i punësimit të tetë kuadrove të reja, tre nga të cilët ishin shqiptarë, njofton Flaka Media. Në mesin e të punësuarve ishin edhe Dorart Ambari, Petrit Ajdini dhe Blerim Leskovica.

Me 2 tetor, Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror paralajmëron grevë për 12 tetor për shkak të problemeve të akumuluara nga menaxhmenti i M-NAV. Sindikata akuzon punësimin partiak-klientist të njerëzve me porosi, plus arsimim joadekuat, deri në mbipunësim në Kontrollin e Trafikut Ajror. Situata aktuale, sipas Sindikatës, është në lartësinë e thirrjes: “Çdo nënë që ka humbur një fëmijë, të vijë ta gjejë në M-NAV”.

“Më ashpër reagojmë ndaj parregullsive të mëparshme në pjesën profesionale – mënyrën e përzgjedhjes, rishpërndarjen e portierëve brenda natës në Kontrollin e Trafikut Ajror, si këshilltarë të këshilltarëve për çështje këshillimore, pastaj në punë fiktive në departamentin e burimeve njerëzore, si ndihmës të kontrollorëve të fluturimit, të cilin më pas e stërvitim, etj. Fillimisht, menaxhmenti publikon shpallje, pastaj pa praninë tonë, me të ashtuquajturat e tyre përzgjedhje, punësojnë si portier. Brenda natës na informojnë: ‘Nga nesër keni të rinj në stërvitje’. Me këtë, paga e atyre portierëve të paditur rritet për 30.000 denarë brenda natës. Kemi pasur një rast që një kolege e sapo punësuar sot ka qenë roje, ditën e tretë ka ardhur në Kontrollin e Trafikut Ajror me 500 euro rrogë plus, ditën e katërt ka shkuar në pushim të lehonisë”, tha në fillim të Tetorit, Aleksandar Tasevski, kryetar i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror.

Reaguan nga Këshilli Drejtues i M-NAV SHA Shkup.

“Lidhur me deklaratën e Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror) se Keshilli Drejtues i M-NAV SHA Shkup nuk e respekton Marrëveshjen dhe shpall konkurs për punësimin e personelit jo esencial, ju njoftojmë se keto thenie janë të pavërteta dhe se konkurset e publikuara janë në përputhje me planin financiar për vitin 2023, të miratuar nga Qeveria e RSM dhe pëlqimin të marë nga Ministria e Financave. Janë respektuar afatet ligjore të përcaktuara në ligjin për marrëdhëniet e punës dhe shpalljet kanë afat 10 ditë për aplikim dhe jo afat 2 ditë siç u paraqit në opinion nga kryetari i SSKL”, reaguan nga KD.

Sipas tyre, lidhur me deklaratën se Këshilli Drejtues i M-NAV SHA Shkup publikon shpallje për profile jo esenciale, të njëjtat kategorikisht i refuzojmë si të pabazuara sepse kemi nevojë për kandidatë nga profili profesional, operativ, inxhinierë, teknikë dhe staf meteorologjik, operator në në qendrën për miratimin e fluturimeve, përkthyes nga maqedonishtja në shqip, që është detyrim ligjor që rrjedh nga ligji për përdorimin e gjuhëve.

“Nevoja për një asistent në departamentin e navigacionit ajror dhe një këshilltar-kontabilist i pavarur në departamentin e financave është e nevojshme. Por konkurs për një këshilltar të pavarur në departamentin e burimeve njerëzore nuk është publikuar. Konkurset janë të publikuara në dy media të shkruara, Koha dhe Vecer, me afat për prej 10 ditësh (pa llogaritur vetë ditën e publikimit), janë publike dhe mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet. Njoftojmë gjithashtu publikun se me 18 dhjetor 2023. Kompania jonë i ka dërguar një shkresë- urgjencë Agjencisë së Punësimit të RSM-së për të dhënë sqarim lidhur me shpalljen e konkurseve me afat prej 2 ditësh, që është në kundërshtim me afatin tonë të përcaktuar prej 10 ditësh”, vijoi reagimi.

Këtë e tha sot edhe drejtori gjeneral Fahrudin Hamidi i cili potencoi që në konkursin e fundit, dikush dëshironte të punësonte fëmijët e tyre.

“Për fat të keq, ai flet për ndonjë nepotizëm, flet për punësime partiake, vetëm për të defokusuar opinionin Demagogjia qëndron në faktin që nepotizim qëndron në anën e tij. Nuk është në anën time që ta them, por veç më i kaloi të gjitha kuftijtë Babai i tij ishte shef i kontrollit të fluturimeve, pastaj u punësua edhe ai. Në ndërkohë dhe vëllau u punësia në kontrollin e fluturimeve. Tre anëtar nga një familje. Kështu klane në M-NAV ka 5/6 kështu klane. Llogarisin në këto klane që të punësojnë fëmijët e tyre. Në këtë shtet, sipas kushtetutës të gjithë kanë të drejtë të punësohen, pa dallime fetare apo etnike. Të gjithë jemi qytetar të këtij shtetit, të vogël por të bukur të Maqedonisë së Veriut”, tha Hamidi.

Sipas tij, në këtë shtet, sipas kushtetutës të gjithë kanë të drejtë të punësohen, pa dallime fetare apo etnike. Për fat të keq, edhe kolegët tanë të cilët shumë mirë i kuptoj, që u reshtuan pas tij.

Ndryshe, shoqëria aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë dhënie të shërbimeve të navigacionit ajror SHA M-NAV Shkup me datë 28.07.2022 publikoi Konkurs për pranimin e 8 kandidatëve për trajnim për fitimin e licencës për kontrollor të trafikut ajror dhe punësim në kohë të caktuar, afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve dhe dokumentacionit të nevojshëm ka zgjatur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune, duke llogaritur nga e dita e nesërme e publikimit të shpalljes (duke mos llogaritur vetë ditën e publikimit). .

Sipas nevojave dhe planeve të përcaktuara për punësimin e kontrollorëve të rinj të trafikut ajror, është kryer prokurimi publik për përzgjedhjen, trajnimin fillestar dhe trajnimin për ADI TWR për 8 kandidatë, me përfundimin e të cilit SHA M-NAV Shkup nënshkroi një marrëveshje me ofertuesin më të favorshëm, operatorin ekonomik GATE Aviation Training APS nga Danimarka.

Për të siguruar zbatim efikas dhe transparent të “SHA M-NAV” – Shkupi miratoi Plan Veprimin për rekrutimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për kontrollorë të trafikut ajror. Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve të dorëzuara për shpalljen publike ka shqyrtuar aplikacionet e dorëzuara dhe ka konstatuar se nga gjithsej 247 (dyqind e dyzet e shtatë) aplikacione për shpalljen publike 3/2022, 243 (dyqind e dyzet e tre) aplikacione i plotësojnë kushtet e kërkuara.

Duke qenë se numri i kandidatëve që aplikuan ishte më i madh se 200 , u realizua testim parapërzgjedhës nga ana e GATE Aviation Training APS në bashkëpunim me Komisionin , pas të cilës më të mirët janë testuar me testin FEAST.

Testi parapërzgjedhës përbëheshte nga 3 module – Gjuha Angleze, orientim në hapësirë dhe të mendurit kritik (English, Spatial Reasoning and Critical Thinking). Komisioni për seleksionimin e kandidatëve nga M-NAV morri pjesë dhe përcolli tërë procesin I cili u mbajt në lokacion të siguruar nga ana e operatorit ekonomik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit (FEIT). Testimi parapërygjedhës është kryer në kompjuter dhe rezultatet janë marrë në mënyrë elektronike menjëherë pas përfundimit të testimit. Nga testi parazgjedhues është bërë renditja e të gjithë kandidatëve të paraqitur në test dhe kanë kaluar testin, gjithsej 225 kandidatë.

Sipas Plan Veprimit, kandidatët më të mirë nga parapërzgjedhja vazhduan testimin me testin FEAST (I, II, III). Në testin FEAST I janë paraqitur 166 kandidatë, nga numri i përgjithshëm testin e kanë kaluar 55 kandidatë. Prej 55 kandidatëve testin FEAST II e kaluan 13 kandidatë. Këta 13 kandidatë kaluan edhe pjesën FEAST III të testit dhe u intervistuan nga operatori ekonomik sipas procedurave të tyre, duke përdorur një psikolog të trajnuar. Pas kryerjes së etapave selekcionuese nga ana e operatorit ekonomik në pajtim me Marëveshjen për prokurim publik (parapërygjedhjes, testimit me FEAST, intervistë me kandidatët e suksesshëm) GATE Aviation Training APS dorëzoi listën e rangimit të kandidatëve më të suksesshëm.

Në pajtim me Plan Veprimin parashikohet që kandidatët tu referohen ekzaminimeve mjekësore për klasin 3 në Qendër Mjekësore të Navigacionit Ajror i cili është i autorizuar për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore fillestare për klasën 3, ndërsa harxhimet për këto ekzaminime mjekësore do ti mbulon SHA M-NAV – Shkup.

Ekzaminimet mjekësore u caktuan në Qendrën Mjekësore të Navigacionit Ajror në Sofje pasiqë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka qendër mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore për klasin 3 .

Këshilli Drejtues i SHA M-NAV Shkup pas shqyrtimit të raportit të përgjithshëm për përzgjedhjen e bërë të kandidatëve të dorëzuar nga Komisioni mori Vendim për pranimin e përzgjedhjes nga Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për kontrollorë të trafikut ajror.

SHA M-NAV Shkup njoftoi se kandidatët e mëposhtëm do të vazhdojnë me trajnimin fillestar dhe trajnimin ADI TWR në qendrën e trajnimit GATE Aviation Training APS në Danimarkë. 

Related posts

Kush është serbi i arrestuar gjatë ditës së djeshme për krime lufte në Kosovë

e-max

“Telat ishin të zhveshur”, flasin fqinjët e çifit që humbi jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike

e-max

Eurointegrimet, Ludva: Investimet dhe bashkëpunimi, në fokusin e vendit

e-max