GazetaMax
Lajme

A po paralajmëron Bekteshi masa edhe për prodhuesit e tjerë të ushqimeve

Sot, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka kontrolluar në terren, në disa markete se a janë të furnizuara me buk dhe se a po zbatohet Vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës në 33 denarë, gjithashtu edhe se sa janë zbritur në përgjithësi çmimet e produkteve tjera ushqimore bazë.

Kujtojmë se mbrëmë Bekteshi publikoi edhe Vendimin e ri për mbrojtjen e plotë të qytetarëve. Vendimin për përcaktimin e detyrimit të tregtarëve për të blerë dhe shitur lloje dhe sasi të caktuara të mallrave të caktuara tek konsumatorët në një mënyrë të caktuar.

Vizita në terren sot dhe Vendimi i mbrëmshëm na bëjnë të shpresojmë se Bekteshi mund të ndërrmarë masa edhe për prodhuesit e tjerë të ushqimeve e që do të jenë në favor të qytetarëve.

Related posts

Eurokomisari Varheji në Sofje, pastaj në Shkup

Gazeta Max

Pas Vlorës, aksion dhe në Tiranë për lirimin e hapësirave publike. Ministri Hoxha dhe strukturat përgjegjëse zbresin në terren

Gazeta Max

“E çova në fushë dhe vrava”/ Publikohen detajet, ja si daja masakroi me kaçavidë mbesën 11-vjeçare

Gazeta Max