Shkup, 24 dhjetor – Në seancën e ardhshme të bordit drejtues të BNJVL-së, me shumë mundësi do të diskutohet nëse do të ketë zëvendësim të kryetares aktuale DAnella Arsovska, ose zgjidhje se si përsëri të kthehet besimi. Kështu ka konsideruar sot edhe kryetari i Radovishit, Aco Ristov, i cili është gjithashtu anëtar i bordit drejtues i BNJVL-së, informon Zhurnal.
Sipas Ristov, këto reagime janë të arsyeshme pasi u dëshmua se viti që po kalon ishte humbës për komunat.
“Me siguri pas vitit të ri në seancën e ardhshme do të duhet t’i hapim këto çështje, të bëjmë retrospektivë të vitit që po lëmë pas. Të shohim rezultatet, të shohim çfarë synime kemi vendosur dhe çfarë kemi arritur. Dhe në bazë të kësaj ne duhet të sjellim vendim të përshtatshëm, nëse duhet të ndryshojmë diçka në menaxhim apo në qasjen e BNJVL-së më tej”, deklaroi Aco Ristov, kryetar i Radovishit.
Në vend të avansimit dhe ndryshimeve thelbësore në mënyrën e finansimit të vetqeverisjeve lokale, vitin e klauar, komunat po trajtohen si armiqë të shtetit. Ristov potencoi se në periudhën e kaluar përpos regullimit të tregut të rrymës për ndërmarjet publike, masë e cila vonë u pranua, përmes BNJVL nuk u gjetën zgjidhje edhe për probleme tjera me të cilat kryesisht po përballen komunat.
“Ne si bord drejtues, pjesmarës në BNJVL nuk arritëm viitn e kaluar të lëvizim në asnjë pikë. E para memorandumi për bashkëpunim, Qeveria nuk deshi ta nënshkruajë. Unë jam absolutisht i pakënaqur nga kjo që ne si BNJVL e bëmë. Komunat nuk fituan asgjë, përkundrazi humbëm shumë. Vazhdimisht po sillemi si të jemi të huaj. Komunat armiqë të shtetit, kjo nuk është në asnjë sistem i shtetit”, deklaroi Ristov./Zhurnal.mk