Media irlandeze: Fitorja ndaj Kosovës është e domosdoshme

Republika e Irlandës do të përballet sonte me Kosovën.

“Irlanda nuk ka të drejtë të jetë pasive, fitorja ndaj Kosovës është e domosdoshme.

Fitorja është detyrim për vendasit, nëse dëshirojnë ta sigurojnë pozitën e dytë në grupin e tyre të Ligës së Kombeve, shkruan media irlandeze “Rte”.

Një ditë para humbjes së Irlandës në Austri, përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson kishte bërë të qartë se sa e rëndësishme ishte përballja me Kosovën në dy ndeshjet e fundit të grupit.

“Ndeshja kundër Kosovës është ndoshta më e rëndësishme për ne, nëse i shikojmë gjërat në tërësi”, kishte deklaruar trajneri irlandez të premten e kaluar.

“Pas humbjes së papritur në Prishtinë në muajin shtator, ku Kosova kishte fituar edhe avantazhin në përballjet e drejtpërdrejta, ndeshja e së martës, më 17 nëntor, në stadiumin “Aviva”, ishte paralajmëruar si vendimtare.

Megjithatë, tani përparësia në ndeshjet direkte nuk është më çështja kryesore, pasi Kosova ka një pikë më shumë se Irlanda”, shkruan media irlandeze.

“Në Ligën e Kombeve, vendi i dytë siguron një ndeshje të plejofit në muajin mars, përmes së cilës ekziston mundësia e promovimit në Ligën A për herë të parë.

Por rëndësi të veçantë ka edhe data 6 dhjetor, kur do të hidhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2028.

Irlanda është njëra nga nikoqiret e këtij kampionati, ndërsa stadiumi ‘Aviva’ në Dublin është njëri prej stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet. Trajneri Hallgrimsson ka theksuar disa herë se synimi është që Irlanda të jetë në vazon e dytë gjatë shortit kualifikues.

Burimi: botasot.info