GazetaMax
Lajme

Adnan Azizi nga Shkupi: BDI-në do ta lëmë vetëm me komunën e Pllasnicës

Në konventën madhështore të VLEN-it, shefi i shtabit të përgjithshëm, Adnan Azizi, dha një mesazh të qartë: koha e BDI-së ka marrë fund. Ai u zotua se më 19 tetor shqiptarët do të japin verdiktin përfundimtar, duke i mposhtur në çdo komunë.

“BDI-në do ta lëmë veç me Pllasnicën. Në çdo komunë tjetër do të marrim fitore. Shqiptarët nuk janë as zagarë, as horra, por janë të pjekur politikisht dhe dinë të ndëshkojnë me votë”, tha Azizi.

Ai prezantoi edhe disa nga mega-projektet e VLEN-it, duke veçuar Korridorin 8, kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, parkingun në Çarshi, rrugën Tetovë–Prizren, investimet qindramilionëshe në Kodrën e Diellit, si dhe projektet për komuna të pastra, ekonomi të zhvilluar, shkolla, çerdhe dhe terrene sportive.

“Shqiptarët e dinë se ju nuk keni kapacitet t’i bëni këto projekte. Nuk i bëtë për 20 vjet. Ne kemi program, vizion dhe njerëz të pastër për t’i realizuar. Ndërsa ju shpikni tema boshe për të mbuluar dështimet”, theksoi ai.

Azizi paralajmëroi se shqiptarët do të tregojnë pjekurinë politike, duke bërë që BDI-ja të përfundojë në margjina të politikës: “Ata e ndjejnë humbjen, ata e ndjejnë pensionimin politik. Koha e tyre ka mbaruar”.

Related posts

Zuckerberg përballet me gjyq prej 8 miliardë dollarësh

Gazeta Max

Sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Visar Ganiut

Gazeta Max

Oxhaklieska: Fokusi duhet të na jetë në ndërmarrjen e masave parandaluese për mbrojtje nga katastrofat natyrore

Gazeta Max