GazetaMax
Lajme

AETM: Me kartela për e-tregtarët janë realizuar 17,3 miliardë denarë në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar

Shkup, 24 janar – Në nëntë muajt e parë të vitit 2022, vlera e përgjithshme e transaksioneve onlajn të realizuara në vend dhe jashtë vendit me kartela vendore dhe të huaja, arrin në 25,3 miliardë denarë ose mesatarisht 2,8 miliardë denarë në muaj, që paraqet rritje prej 28,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 kur janë realizuar 19,7 miliardë denarë ose mesatarisht 2,2 miliardë denarë në muaj, theksojnë nga Asociacioni për tregti elektronike të Maqedonisë – AETM.

Numri total i transaksioneve onlajn të kryera në tre tremujorët e parë të vitit 2022, theksojnë ata, është 12.3 milionë transaksione, që paraqet një rritje prej 16.4 për qind krahasuar me numrin e transaksioneve të kryera në të njëjtën periudhë të vitit 2021 (10.5 milionë transaksione). Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2022, janë hapur 169 pika të reja të shitjes onlajn.

“Pas rritjes së ndjeshme të transaksioneve onlajn të shkaktuar nga pandemia KOVID-19, është pozitive që trendi i rritjes vazhdon. Rritja e vlerës së totalit të transaksioneve onlajn në nëntëmujorin e parë të vitit 2022 është 28.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pritet që me kthimin e jetës në normalitet dhe mundësinë e udhëtimit, të arrihet një rritje më e madhe e transaksioneve onlajn jashtë vendit, si dhe nga të huajt te e-tregtarët vendorë”, thotë kryetarja e AETM-së, Nina Angelovska.

Me këtë, shton ai, pesha e transaksioneve me tregtarët vendas ndryshon nga 77 në 72 për qind në totalin e transaksioneve onlajn.

Në tre tremujorët e parë të vitit 2022, personat fizikë shënuan rritje në transaksionet onlajn prej 24,8 për qind dhe personat juridikë 36,9 për qind, duke ulur pjesëmarrjen e personave fizikë në totalin e transaksioneve onlajn në 69,6 për qind.

Sipas rezidencës së e – tregtarit dhe lëshuesit të kartave të pagesave, vërehet se vlera e transaksioneve të pagesave jashtë vendit me karta vendase rritet në 28 për qind, krahasuar me 23 për qind në vitin 2021

Related posts

Donacion për repartin e gjinekologjisë në spitalin e Kumanovës

Gazetamax.mk

Nga nesër lëvizin 60 minuta përpara

Gazetamax.mk

Bekteshi-Azeski: Po punohet për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike për nevojat e ekonomisë

Gazetamax.mk