GazetaMax
Lajme

Afrim Gashi: Ku mbeti pretendimi se po zgjerohet shumica, ishim 64 përsëri janë 64 ose ndoshta më pak

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka thënë se nëse partitë në pushtet do të ishin të interesuar për të rritur shumicën atëherë do të ishin sjellë ndryshe ndaj Alternativës. Ai tha se ata nuk kanë shfaqur asnjë mirëkuptim për argumentet dhe propozimet e tyre. “Donin të na bënin presion me numër orësh, edhe pse tashmë kaloi java e tretë dhe propozimi i tyre është në Kuvend. Tani edhe matematika i demanton. Ishim 64 deputetë në shumicë dhe përsëri janë 64 ose ndoshta edhe më pak. Kështu, argumenti i “rritjes së shumicës” jo vetëm që nuk qëndron, por e shpërfaq më saktë angazhimin e tyre për t’ia zgjatur jetën qeverisë me çdo kusht, madje edhe në llogari të eurointegrimit. Marrëdhënia e tyre është e ngjashme me pesimistin i cili e di se do të humbasë, prandaj sillet në stilin “pas meje as dielli mos të perëndojë”. Për fatkeqësinë e tyre, dielli do të lindë sërish, por nuk do të jetë njësoj për të gjithë”, ka deklaruar kryetari i AAA-së, Afrim Gashi në intervistë për Press24.

Related posts

Migrimi ul shifrat e të papunëve në Strugë, problem mungesa e punëtorëve të kualifikuar

Gazetamax.mk

Ulen çmimet e derivateve

Gazetamax.mk

Përmbaruesit arkëtojnë më shumë se 63 milionë euro në gjashtë muaj

Gazetamax.mk