Monday, May 18, 2026

Lajmi në kohë reale

Afrim Gashi pret në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikoll Camaj

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka pritur në takim, nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikoll Camaj.

“Me kënaqësi mirëprita në Kuvend, nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Nikolla Camaj. Konfirmuam edhe një herë marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona.

Diskutuam për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit parlamentar, mbështetjen reciproke në proceset eurointegruese, si dhe për rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Përshëndeta përparimin e Malit të Zi në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe ritheksova sfidat dhe përkushtimin tonë për reforma.

Jam i bindur se përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe partneritetit të sinqertë rajonal do të vazhdojmë të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve tanë dhe të ardhmes europiane të rajonit”, ka shkruar Gashi.

Latest Posts

Mos e humb lajmin