GazetaMax
Lajme

Ageler: I rëndësisë kritike është qetësimi i dialogut midis Shkupit dhe Sofjes

Shkup, 23 janar  – Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler sonte potencoi se me rëndësi kritike është që të qetësohen bisedimet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe liderët e të dyja anëve të kufirit të mund të diskutojnë me qetësi dhe në mënyrë racionale. Ajo potencoi se nuk vlerëson se eskalimi i dialogut duhet ta ndalojë ose anulojë progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Njerëzit në këtë shtet çdo ditë mund t’i shohin këto konflikte dhe eskalimi tek një pjesë e dialogut që jemi duke e dëshmuar midis atyre në Sofje dhe këtyre këtu. Mendoj se është me rëndësi kritike këto bisedime të qetësohen, liderët nga të dyja anët e kufirit të mund të diskutojnë me qetësi dhe në mënyrë racionale, për atë se cila është rruga përpara, lidhur me disa prej këtyre problemeve që i kemi parë midis individëve dhe bashkësive të ndryshme. Kjo është e rëndësisë kritike. Por, kjo a duhet ta ndalojë ose madje edhe ta anulojë progresin drejt BE-së? Nuk mendoj se duhet”, potencoi ambasadorja e SHBA-së në intervistën për TV “Tellma”.

Ajo e përshëndeti hapin e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili shkoi në Sofje dhe bisedoi me Ministrinë e Punëve të Jashtme atje dhe me liderë të tjerë për atë se si të mbështeten bashkësitë pakicë këtu në Maqedoninë e Veriut dhe se si dy shtetet të arrijnë progres në tejkalimin e cilado pikave të tensionimit midis dy qeverive që të munden njerëzit e këtij vendi ta vazhdojnë progresin në aspiratat e tyre evropiane.

Related posts

Tragjedia e radhës në det, 38 të vdekur pas përmbysjes së varkës

Gazetamax.mk

Pesë vjet pa Adem Demaçin

Gazetamax.mk

Rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të Masakrës së Krushës së Vogël

Gazetamax.mk