GazetaMax
Lajme

Aggeler: Edi se është shumë e vështirë por ndryshimet kushtetuese janë të patjetërsueshme

Gostivar, 24 janar – Ambasadorja amerikane Angela Price Aggeler, sot nga Gostivari bëri me dije se ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejtë që shteti të ecë përpara, informon Zhurnal.

Sipas saj, deputetët duhet të votojnë që të ketë përparaim.

“E di se është e vështirë por duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që e di se nuk është një hap shumë i dëshiruar por është i patjetërsueshëm. Deputetët duhet të votojnë për ndryshimet kushtetuese, për shtetin që të mund të ecë përpara me diskutimet dhe procesin e integrimit dhe inkuadrimit drejt BE-së. Sipas meje, kjo është kryesorja, këtu shtrihet e ardhmja e suksesshme e këtij vendi”, tha Aggeler.

Ambasadorja tha se është e njohur me qëndrimet e deputetëve, dhe se ata kanë votues dhe janë përgjgegjjës para tyre, por konsideron se kjo është në interes të Maqedonisë së Veriut, dhe për këtë mendon kur thotë se është një vendim i vështirë.

“Për këtë, tani kjo është sfidë, besoj se nëse sillet ky vendim, deputetët do të votojnë që të ketë përparim”, theksoi Aggeler.

Ajo nënvizoi se vendimi i vështirë tani është të bëhet zgjedhja e nevojshme për vendin që të ecë drejt BE-së./Zhurnal.mk

Related posts

Janë shqiptuar 198 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët

Gazetamax.mk

BDI vazhdon me Investimet në infrastrukturën rrugore në Tetovë

Gazetamax.mk

Punëtorët e Postës bëhen gati për grevë, mungojnë 50 mln denarë për 2 mijë punëtor

Gazetamax.mk