GazetaMax
Ballina

Aggeler: SHBA-të do të vazhdojnë shënjestrimin e individëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler pas vendimit të djeshëm për ta përfshirë në listën e zezë amerikane biznesmenin, Jordan Kamçev, u shpreh se SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar.
“Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm te kompanitë dhe pronat e z. Kamçev, por edhe te ata bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë biznes me të. SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar të cilët rrezikojnë sundimin e së drejtës dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, u shpreh ambasadorja Aggeler..

Ndryshe, dje Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të Kamçevin me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur.

Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Pse duhet të hani bukë me mjaltë dhe kanellë?

Gazeta Max

Grubi priti në takim ambasadorin e ri britanik, Matthew Lawson

Gazeta Max

Si ta përdorni shurupin e kollës me shegë dhe mjaltë për shërim të shpejtë

Gazeta Max