GazetaMax
Lajme

Agron Dedivanaj: I nderuar të jem pjesë e diskutimit për procesin e rindërtimit të Ukrainës, vlerësim për zërin shqiptar

Kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj është ftuar të jetë pjesë e diskutimit për të formësuar procesin e rindërtimit të Ukrainës.

Ai me këtë rast ka theksuar se “me entuziazëm pres të jap kontributin tim në diskutime frytdhënëse, duke ndërtuar ura bashkëpunimi si dhe duke theksuar me krenari zërin shqiptar dhe nevojat e kombit tonë”, duke vlerësuar lart ftesën nga Instituti për Studimet e Avancuara dhe bashkëpunim.

Postimi i z. Dexivanaj në fb:

Jam thellësisht i nderuar dhe i privilegjuar që kam fituar një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës 2025, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm, në qendrën botërore të demokracisë dhe lirisë – Washington, D.C.

Ky takim i rëndësishëm do të mbledhë së bashku krerë shtetesh, liderë institucional, sipërmarrës, akademik dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga e gjithë bota për të diskutuar dhe formësuar procesin e rindërtimit të Ukrainës, me një vizion të bazuar në paqen, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin.

Kjo ftesë është gjithashtu një konfirmim domethënës i përkushtimit të komunitetit shqiptar ndaj demokracisë, vlerave properëndimore, si dhe suksesit e kontributit tonë të vazhdueshëm në Shtetet e Bashkuara. Jam mirënjohës për këtë vlerësim dhe për mundësinë për të sjellë zërin tonë në një dialog kaq të rëndësishëm ndërkombëtar.

Me entuziazëm pres të jap kontributin tim në diskutime frytdhënëse, duke ndërtuar ura bashkëpunimi si dhe duke theksuar me krenari zërin shqiptar dhe nevojat e kombit tonë.

Related posts

Izet Mexhiti: 65 milionë euro për Kampusin Universitar dhe parkingun nëntokësor te Sheshi Skënderbeu në Shkup

Gazeta Max

Skender Rexhepi Zejd: Faji bie vetëm mbi Qeverinë

Gazeta Max

Ishin strehuar në bunkere, evakuohen 71 fëmijë jetimë nga Sumy në një zonë të sigurt

Gazeta Max