GazetaMax
Lajme

Agron Dedivanaj: Të bashkuar rreth “Forumit shqiptar”, për të vazhduar me qeverisje të mirë

Sekretari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” Agron Dedivanaj ka kërkuar nga malësorët, nga banorët e komunës së Tuzit të mos lejojnë befasi, ta votojnë “Forumin Shqiptar” dhe Nik Gjeloshajn edhe për një mandat.

Me 5 Mars, të bashkuar si asnjë herë më parë, na duhet ta dëshmojmë ekzistencën tonë, ta dëshmojmë praninë tonë, qenien tonë, në shtëpitë tona, në bjeshkët tona, në Malësinë tonë, sepse, ne jemi këtu. Brez pas brezi, këtu do të jemi përgjithmonë, ka shkruar Dedivanaj.

Postimi i plotë i tij:

Sot, Malësia jonë është në sprovë. Sprova e votës, sprova e dinjitetit dhe unitetit tonë nacional, sprovë e gatishmërisë tonë, për të qenë bashkë, për ta qeverisur veten.
A nuk na mjaftuan shekuj e dekada pa qeverisje në gjuhën shqipe, a nuk e pamë se çka mendojnë të tjerët për ne, për Tuzin dhe Malësinë.
Nuk guxojmë ta provojmë edhe një herë pushtetin që nuk i njeh hallet tona, që nuk i njeh vuajtjet tona, që nuk i njeh dëshirat tona. Nuk guxojmë të jemi pa ndjenja ndaj rreziqeve të pushtetit lokal. Nuk guxojmë të jemi pa ndjenja për atë që duhet të ndodh me 5 Mars.
Me 5 Mars shqiptarët e Tuzit, do të dalin në referendum për pushtetin e vet, të bashkuar rreth “Forumit Shqiptar”, për të vazhduar me qeverisje të mirë, qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.
Me 5 Mars, të bashkuar si asnjë herë më parë, na duhet ta dëshmojmë ekzistencën tonë, ta dëshmojmë praninë tonë, qenien tonë, në shtëpitë tona, në bjeshkët tona, në Malësinë tonë, sepse, ne jemi këtu. Brez pas brezi, këtu do të jemi përgjithmonë, andaj, kësaj ekzistence duhet dhënë zë, duhet dhënë krah, duhet dhënë votë, sepse, ne dimë ta qeverisim veten, duam ta qeverisim veten, sepse ia njohim dëshirat e vullnetin qytetarëve tanë.
Forumi Shqiptarë dha shembull si qeveriset Tuzi, dha shembull se kah shkon zhvillimi i Tuzit dhe fshatrave tona, në arsim, në bujqësi dhe infrastrukturë, në ambient dhe administratë, në kulturë e sport, në të gjitha fushat me interes jetik për Malësinë.
Sot, duhet ta dijë secili se çdo votë ka peshë, çdo hap i juaji drejt kutive të votimit, është hap më tej për ekzistencën tonë në Malësi, për gjuhën tonë, për flamurin tonë, për familjet tona dhe krenarinë tonë të rezistencës për të qenë zot në shtëpinë e vetë!
Sot, si asnjë herë më parë, të jemi unik, për fitoren e “Forumit Shqiptar”, si amanet i gjeneratave për të ecur me kokën lartë e krenar, të qeverisur nga praktikat më të mira, nga bijtë dhe bijat tona besnik, mbrojtës të interesit të Malësisë, të çështjes tonë, interesit tonë nacional e human.
Të jemi një me Forumin Shqiptarë, intelektualët e atdhetarët tanë, të cilët Malësinë e kan prioritet dhe synim për t’i bërë siç e meritojnë, me kushte për jetesë e perspektivë, me infrastrukturë dhe standard cilësor për jetë, me kushte për fëmijët tanë, për rininë tonë, të rritën në mirëqenie, barazi dhe ku sundon ligji.
Këtë e siguron Forumi Shqiptarë i cili nuk ndalet para sfidave, nuk rresht së punuari për interesin tonë, për Tuzin, për Malësinë e Dedë Gjo Lulit dhe atdhetarëve që i dolën përball rreziqeve të ndryshme të historisë.
Tuzi na pret, na pret Malësia, na pret “Forumi Shqiptar” dhe fitorja e Nik Gjeloshaj, sot e gjithmonë, sot e përherë, për mirëqenien e të gjithë qytetarëve në Tuz dhe Malësi.
Faleminderit!

Related posts

Tragjedi/ Shkoi për të punuar në Mal të Zi, gjenë vdekjen 22 vjeçari

Gazetamax.mk

Ambasadorët e Francës dhe Zvicrës e mbështesin Osmanin në shënimin e ditës së Frankofonisë

Gazetamax.mk

Ndjenja e humbjes ka hutuar DPS,të shtëna me armë në drejtim të aktivistëve të Forumit Shqiptarë,Nik Gjeloshaj:Politikat e tyre i kemi përmbysur në 2019,më 5 mars do ta vulosim

Gazetamax.mk