GazetaMax
Ballina

Ahmeti: BDI nuk diskuton më a do t’i fitojmë zgjedhjet ose jo, por sa e thellë do të jetë fitorja e jonë ndaj të tjerëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Forumi Rinor i BDI-së, Dega Tetovë, me rastin e fillimit të procesit zgjedhor të kësaj dege.

Ahmeti në fjalimin e tij tha se BDI njihet si parti e cila gjithmonë ka thyer tabute shoqërore, që me revolucion politik iu dha të drejtat e veta shqiptarëve.

Ahmeti tha se në BDI më nuk diskutohet nëse do të jenë fitues të zgjedhjeve ose jo, mirëpo diskutohet se sa e thellë do të jetë fitorja ndaj të tjerëve.

“Kur folëm për kryeministrin shqiptar, ca njerëz nuk më besuan. E drejta e tyre të mos besojnë, mirëpo unë gjithmonë shquhem si njeri që besoj dhe jam optimist. Kur është mosbesues e mban gjithmonë kokën prapa dhe duke parë prapa thyen qafën. Unë e thash edhe te Bledi Fevziu, jo qe do besoj por edhe do bëhet. Kur flas për BDI, flas për të arriturat që na bëjnë të gjithëvë krenar. Kur shkoj në UT më kujtohet objekti i vjetër, kur hy brenda takoj studentë nga të gjitha vendet shqiptare, mua dikur UDB-a më ka dërmuar se përse kërkonim universitet në gjuhën shqipe në Shkup, ndërsa tani kemi universitetet shqip. Ne kurrë nuk kerkonim dhunë, por kërkonim laps e fletore të shkruajmë e studiojmë. Dikur na frikësonin me dhunë, më polici, por sot kemi polic shqiptarë që na përfaqësojnë denjësisht me uniformat e tyre, kemi mësim shqip, flasim e mbajmë oganizime në gjuhën tonë. Maqedonasit duhet ta kuptojnë që s’ka Maqedoni pa shqiptarë, ne jemi zot në shtëpinë tonë e jo qiraxhinjë. Dikur ishte tabu që të kemi ministra, kryetar kuvendi e drejtora shqiptarë, sot i kemi dhe janë thyer tabutë shoqërore. BDI nuk diskuton më se a do të jemi fitues, mirëpo se sa e thellë do të jetë fitorja?!”, u shpreh Ahmeti.

Related posts

Zëvendësministri Nuhiu: Finalizohet propozim Ligji i ri për falje

Gazetamax.mk

Xhaferi: Infrastruktura më e mirë shkollore është investim në mbajtjen në jetë të mjediseve rurale

Gazetamax.mk

Bujar Osmani: Ne do të jemi gardian edhe të interesit të Kosovës

Gazetamax.mk