GazetaMax
Ballina Lajme

Ahmeti: Me Taravarin kam patur vetëm bisedë telefonike, nuk e zëvendësojmë askënd ne Qeveri, jemi për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari ka patur një bisedë të shkurtë telefonike dhe asgjë më tepër.

Ai tha se ata si BDI janë duke ndjekur të gjitha zhvillimet, por jo personalisht ai, për shkak se tha, Ahmeti, ka detyrim ndaj platformës, programit angazhimeve që i janë caktuar.

“Me rëndësi është që politika shqiptare të jetë konstruktive në Maqedoninë e Veriut, të jetë ndërtuar mirë, qëndrimet e BDI-së jo njëherë i kam publikuar që me angazhimin e partive politike në VLEN në ekzekutivin e RMV-së, e kanë devalvuar dhe poshtëruar shqiptaret e Maqedonisë. Thirrje ju kemi bërë në vazhdimësi që t’i braktisin institucionet të mos bëhen pjesë e poshtërimit të shqiptarëve:, deklaroi Ahmeti, raporton SHENJA.

Ahmeti tha se si duket nga të gjitha zhvillimet e raportet që i vijën atij, Taravari e ka kuptuar që pozitat shqiptarëve në ekzekutiv janë vetëm të një argatit.

“Uroj që edhe të tjerët ta kuptojnë, jo njëherë e kemi konfirmuar, ne nuk zëvendësojmë asnjë subjekt qeveritarë në Qeveri, ne jemi për zgjedhje të parakohshme të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale”, tha më tej Ahmeti.

Related posts

Ligjet për Korridorin 8 dhe 10 D, Grubi: Nëse miratohen rruga do të kushtojë mbi 150 milionë euro më pak

Gazeta Max

A do të krijon përçarje të madhe te të gjitha blloqet politike hyrja e ASH në Qeveri?!

Gazeta Max

Shpresa Memedi shqiptarja e sukseshme në Zvicër që shkëlqen në punë dhe stil

Gazeta Max