GazetaMax
Showbizz

Ahmeti nderoi figurën e Nuri Mazarit – komandant Struga në 20 vjetorin e rënies së tij

Sot, bashkë me familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë, nderuam figurën e lavdishme të Nuri Mazarit-Komandant Struga, me rastin e 20 vjetorit të rënies së tij.

Nuri Mazari ishte një nga bashkëluftëtarët e mi në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, dhe mbetet një figurë emblematike jo vetëm për Strugën, por për mbarë shqiptarinë. Ai ishte ndër ata që nuk u mjaftua vetëm me idealin, por ia dha atij fytyrën e guximit dhe veprës.

Pas luftës, Nuriu nuk e ndali misionin e tij, angazhimi i tij politik si këshilltar komunal pas zgjedhjeve të vitit 2005, zgjedhjet e para pas ndarjes territoriale, e bënë atë pjesë të themelimit institucional të Komunës së Strugës siç e njohim sot.

Kujtimi i tij është amanet për të vazhduar rrugën e përkushtimit për liri, barazi dhe dinjitet.

Lavdi përjetë Komandantit Struga!
Lavdi të gjithë atyre që idealin kombëtar e kthyen në realitet politik dhe institucional!

Related posts

Këngëtari Meti Berbatovci i plotëson ëndrrën në muzikë një personi të veçantë

Gazeta Max

Këngëtari i mirënjohur grek shtrohet në klinikë psikiatrike, dyshime për ‘marifete’ nga e motra dhe i ati

Gazeta Max

“Heroina e shtëpisë sime”/ Valon Islamaj publikon projektin e ri kushtuar bashkëshortes

Gazeta Max