GazetaMax
Lajme

Ahmeti nga Likova: Kanë frikë të krenohen me arritjet e UÇK-së

Gjatë tubimin të Aleancës Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti, nga tubimi madhështor në Likovë, dha një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë ndaj atyre që, sipas tij, kanë harruar sakrificën dhe historinë e lavdishme të popullit shqiptar.

“Kanë frikë të krenohen me arritjet e UÇK-së. Ne nuk duam të na përsëritet e kaluara, sepse kemi vuajtur shumë. Këta që janë rritur me ‘keksa’, le të mendojnë mirë!”, deklaroi Ahmeti, duke iu referuar me tone të ashpra disa aktorëve të skenës aktuale politike.

Ai nënvizoi se Aleanca Kombëtare nuk e harron kurrë historinë, sakrificën dhe rrënjët nga ku ka lindur beteja për liri dhe barazi, ndërsa theksoi se të rinjtë e rritur pa kujtesë historike nuk mund ta udhëheqin me dinjitet të ardhmen e shqiptarëve.

Mesazhi i Ahmetit u prit me ovacione në tubim, duke dëshmuar edhe njëherë se përkrahja për Aleancën Kombëtare po rritet, sidomos në komunat simbol të rezistencës siç është Likova.

Related posts

Shtohen sulmet ndaj stafit shëndetësor në Kosovë

Gazeta Max

Qenan Ismaili: Në muajin Ramazan materializmi hesht dhe pushon, e në Bajram u rikthehemi sërish nevojave tona fizike, por këtë here më të ndryshëm

Gazeta Max

Dështon për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Gazeta Max