GazetaMax
Lajme

Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen e doktorit Aliriza Osmani

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në ka shprehur ngushëllime për familjen e doktorit Aliriza Osmani nga Kumanova i cili ishte ndër të parët që iu bashkua UÇK-së në Kardak.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit tonë, Dr. Aliriza Osmani. Që nga orët e para iu bashkua UÇK-së në Karadak, duke u bërë pjesë e përpjekjes sonë për liri e dinjitet kombëtar.

Pas luftës, si drejtor i spitalit të Kumanovës, ai vendosi drejtësi dhe barazi në atë institucion, duke e kthyer në shembull të përkushtimit profesional dhe njerëzor.

Dr. Aliriza Osmani ishte intelektual i dalluar, me virtyte të larta kombëtare e njerëzore, që do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëluftëtarëve. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar.

Related posts

Zëdhënësi i VLEN, Murtezani e demanton Taravarin

Gazeta Max

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e diela të jetë ditë pune

Gazeta Max

Mitchell: Nuk është koha për provokime në Ballkan që mund të çojnë në konflikt

Gazeta Max