GazetaMax
Ballina

Ahmeti takoi ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka realizuar sot takim me ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, z. Alexander Schallenberg, të Çekisë, z. Jan Lipavský dhe të Sllovakisë, z. Miroslav Wlachovský, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në vendin tonë.

Temë qëndrore e diskutimit gjatë këtij takimi ishte rrugëtimi europian i vendit, rëndësia dhe domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, rrjedha e procesit të skriningut, sfidat e reformimit të vendit në frymën europiane dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit vendor dhe rajonal.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti informoi diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi përkushtimin dhe planin e koalicionit qeverisës për të trasuar rrugën e sigurtë drejt horizontit të Europës, mbi iniciativën e krijimit të një fronti të fuqishëm europian që do të prijë me sukses procesin jetik të miratimit të ndryshimeve kushtetuese që nuk duhet perceptuar vetëm si kusht i zhbllokimit të rrugës europiane, por edhe si mekanizëm për përforcimin e kapaciteteve demokratike të vendit.

Ahmeti ka potencuar se vendi ka forca progresive që po përkujdesen për ruajtjen e orientimit proeuropian të vendit, të përkushtuara në finalizimin e procesit të skriningut, targetimin e pikave kyçe të veprimit reformues në frymën europiane dhe vendosjen në dispozicion të të gjitha kapaciteteve institucionale për tejkalimin me sukses të sfidave që dalin nga hapja e kapitujve të negocimit.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme të të gjitha vendeve anëtare të Europës për të gjitha arritjet e deritanishme të vendit, duke kërkuar prej tyre thellimin e mëtejshëm të asaj mbështetje në çastet jetike për të ardhmen europiane të vendit.

Stabiliteti vendor, rajonal dhe i mbarë kontinentit europian është prioriteti parësor që mund të garantohet vetëm përmes integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo rrugë nuk duhet të rrezikohet dhe të mbahet peng e ardhmja europiane e qytetarëve nga interesat e ngushta subjektive.

Related posts

Linda Halimi ndahet nga bashkëshorti?

Gazetamax.mk

A mund t’ju ndihmojë viagra të jetoni më gjatë?

Gazetamax.mk

Gjërat që duhet t’i keni në dollap këtë vjeshtë

Gazetamax.mk