GazetaMax
Ballina

Ahmeti takoi sot Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike të Malit të Zi

Bashkëbisedim vëllazëror sot me ministrin e administratës publike të Republikës së Malit të Zi, Marash Dukaj, me të cilin biseduam mbi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral mes vendeve tona që kanë një horizont të përbashkët, atë drejt Bashkimit Europian.

Ruajtja e stabilitetit rajonal dhe jetësimi i perspektivës më progresive mbi vlerat europiane janë qëllimet tona prioritare si dy vende anëtare të NATO-s.

Shpreha vendosshmërinë e shumicës parlamentare të vendit tonë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që janë mekanizëm i përforcimit të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve.

Përvoja e deritanishme negociuese e Malit të Zi me Bashkimin Europian padyshim se është pikë e vlefshme orientuese në rrugëtimit tonë europian.

https://www.facebook.com/photo?fbid=823577029136421&set=pcb.823577219136402

Related posts

Pse duhet konsumuar manaferra në vjeshtë

Gazeta Max

Shtatë gjërat që duhet të bëni para se të flini

Gazeta Max

Katër përdorimet çudibërëse të pudrës së bebes

Gazeta Max