GazetaMax
Lajme

Aksident i rëndë në Kosturinë të Strumicës – tre persona të lënduar, mes tyre edhe një i mitur

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Strumicë–Vallandovë, në fshatin Kosturinë, ku janë përplasur një kamion dhe një makineri pune për prerje drush.

Lajmin e kanë konfirmuar nga SPB Strumicë, prej ku njoftojnë se aksidenti është raportuar më 12.09.2025, rreth orës 13:00.

“Sipas raportit, në fshatin Kosturinë të Strumicës ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni ‘Volvo’ me rimorkio me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga M.T. (56) nga Bogdanci, dhe një makinerie për prerje drush, e drejtuar nga Ć.E. (36) nga Strumica. Në aksident me lëndime të rënda trupore kanë mbetur drejtuesi i makinerisë dhe pasagjeri M.E. (31) nga Strumica, ndërsa lëndime më të lehta ka pësuar një pasagjer i mitur, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Strumicës”, thuhet në njoftimin e SPB Strumicë.

Me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike e Strumicës, ndërsa në vendngjarje ka kryer ekspertizë ekipi i Stacionit Policor të Strumicës.

Related posts

Bastisje në Kavadar, janë gjetur armë dhe municion, arrestohet një person

Gazeta Max

Prej nesër 100 të punësuar në “Ujësjellës dhe Kanalizim” do të ngelin pa punë

Gazeta Max

Ganiu dhe Purrini, takim me kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimin

Gazeta Max