Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen dy automjetet e dëmtuara rëndë, të cilat kanë mbetur në mes të rrugës pas përplasjes.
Dëmet materiale raportohet të jenë të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar zyrtarisht lidhur me rastin dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti.
Burimi: botasot.info
