William Saliba rikthehet në stërvitje me Arsenalin

Mbrojtësi kryesor i skuadrës, William Saliba, është rikthyer zyrtarisht në stërvitjet e plota me ekipin, pasi ka hyrë në fazën përfundimtare të rikuperimit.

 Saliba pësoi një dëmtim të rëndë në shpinë gjatë paraqitjeve të tij me Kombëtaren e Francës në Kampionatin Botëror 2026.

 Ai u detyrua të lërë fushën e lojës qysh në minutën e 30-të të ndeshjes gjysmëfinale kundër Spanjën.

 Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera pas përfundimit të Botërorit në korrik të vitit 2026, u vendos që francezi të mos i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale (operacionit), por të ndiqte një program intensiv rehabilitimi. 

Megjithatë, dëmtimi e la atë jashtë fushave për një periudhë të gjatë kohore, duke humbur startin e sezonit të ri me Arsenalin.

Rikthimi i tij në stërvitje jep sinjale pozitive se 25-vjeçari është shumë pranë rikthimit në fushat e blerta për t’i dhënë sërish siguri repartit defensiv të Arsenalit së bashku me partnerin e tij, Gabriel Magalhães.

Burimi: botasot.info