GazetaMax
LAJME

Alarmet për bomba, Sinani: Shkaktojnë konfuzion dhe panik

Shkup, 17 Dhjetor – Sulmet hibride janë forma e luftës së ftohtë të shkekullit 21 sepse lufta klasike ka përfunduar. Kështu vlerëson për TVM2 Eksperti i sigurisë Blerim Sinani, i cili potencon se bëhet fjalë për sulm të organizuar, ndërsa personat që e realizojnë të njejtin janë të trajnuar enkas për të shkakatuar konfuzion dhe panik  në shoqëri. Sipas tij RMV edhe pse është anëtare e NATO-s, akoma nuk disponon me kapacitet dhe si rezultat i kësaj është shtet i lëndueshëm që nuk disponon kapacitet  të mjaftueshëm që ti kundërvihet sulmeve të organizuara kibernetike. 

“Ne disponojmë shum strategji, kemi kapacitet të mirë por nuk e kemi kapacitetin që ti kundërvihemi një sulmi që sipas mendimit tim është tepër i organizuar i paramenduar nga një sistem unik specifik i ndërtuar enkas për këso lloj sulmesh bëhet fjalë për sulme të një lufte kibernetike të shekullit 21.”, tha për TVM2 ekperti i sigurisë Blerim Sinani. 

Vendi ynë i takon bllokut perendimor dhe synon antarësimin në BE. Sipas Sinanit, ky fakt nuk iu konvenon blloqeve anti NATO të cilët në këtë mënyrë po tentojnë të finalizojnë agjendat e tyre.

“Mesazhet janë të qarta ne i takojmë bllokut perendimor NATO-s dhe jemi pretendent për antarësim si anëtare e plotfuqoishme në BE dhe dikush dëshiron që të krijojë amulli, konfuzion dhe vakum politik dhe ushatarak të ndërprehet një tërësi e një kontinentit europian dhe shteteve që gravitojnë në pjesën e skajshme të kontinentit, deri në Gjeorgji, Ermeni, Moldavi.”, tha Sinani.

Nga MPB disa herë rradhazi kanë potencuar se nuk kanë indicie për cënimin e sigurisë edhe përskaj kërcënimeve të shumta. Nga 26 tetori deri më tani të gjitha kërcënimet për vendosje të bombave në shkolla, qendra tregtare, institucione, shkolla kanë rezultuar si të rreme. 

Related posts

Moti sot i ndryshueshëm dhe reshje të shiut

e-max

“Përderisa politikanët shqiptarë nuk ulen bashkë, politikanët maqedonas “përgatisin” skenare anti-shqiptare”

e-max

Shuhet tërësisht zjarri tek “Komuna”, nuk ka të lënduar, ka dëm material

e-max