GazetaMax
LAJME

Shuhet tërësisht zjarri tek “Komuna”, nuk ka të lënduar, ka dëm material

Shkup, 21 maj – Në hapësirën e depos tek fabrika e vjetër e Shkupit “Komuna” shpërtheu zjarr, ndërsa denoncimi në Brigadën e Shkupit për mbrojtje kundër zjarreve është marrë në ora 4:55. Komandanti i Brigadës së Shkupit për mbrojtje kundër zjarreve, Zvonko Tomeski për MIA-n deklaroi se për një kohë të shkurtër zjarri është vënë nën kontroll, është shuar tërësisht dhe nuk u lejua të zgjerohet në objektet tjera në qarkun e fabrikës.

Nuk ka të lënduar, por është shkaktuar dëm material.

Tomeski informoi se pas denoncimit menjëherë janë dërguar nëntë automjete të zjarrfikësve me 20 zjarrfikës, ndërsa u bë fjalë për një hapësirë të depos në të cilën është deponuar plastikë për riciklim të mëtutjeshëm.

“Karakteristikë është që në qarkun e fabrikës dhe në objektet nuk ka pasur rrjet funksional hidratues”, potencoi për MIA-n komandanti i Brigadës së Shkupit për mbrojtje kundër zjarreve, Tomeski.

Related posts

Armend Muja flet për 1 vjetorin e Qeverisë Kurti: Me një qeverisje tjetër, Kosova kish ra në dy gjunjë

e-max

Delegacion qeveritar në Asamblenë e 77të të KB-së në Nju Jork

e-max

Të martën Ministria e Drejtësisë udhëton për në Hagë

e-max