Sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë u zhvillua Festivali i Këngës Qytetare “Teuta”, një ngjarje që dëshmon potencialin e jashtëzakonshëm kulturor të qytetit. Në aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës, Bilall Kasami, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, deputetë dhe funksionarë të tjerë.
Albi Qamili, bartës i listës së koalicionit VLEN për Tetovën, vlerësoi rëndësinë e këtij festivali si një mundësi për të promovuar artin dhe trashëgiminë kulturore. “Kultura nuk është vetëm art e muzikë, është identitet, është trashëgimi dhe një forcë që bashkon komunitetin tonë,” deklaroi ai.
Festivali “Teuta” shërben si platformë për artistët lokalë dhe synon të forcojë bashkëpunimin brenda komunitetit, duke nxjerrë në pah potencialin e Tetovës në fushën kulturore.