GazetaMax
Lajme

Albi Qamili: Lagjja “Teteks 1” dëshmon mbështetje për rrugën e zhvillimit

Bartësi i listës së koalicionit VLEN për Këshillin e Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mbrëmë së bashku me kryetarin Bilall Kasami, shefin e shtabit Besar Durmishi, zëvendësministrin e Kulturës Sedat Sulejmani dhe kandidatët për këshilltarë, qëndroi në lagjen Teteks 1.

Qamili tha se nga takimi me banorët u pa qartë vendosmëria e tyre për të zgjedhur rrugën e duhur më 19 tetor.

“Banorët e Teteksit dëshmojnë çdo ditë se janë të vendosur për të mbështetur vizionin e Bilall Kasamit dhe të VLEN-it. Bashkë me ta dhe gjithë qytetarët e Tetovës, do të vazhdojmë të ndërtojmë një qytet që të gjithë e meritojmë,” theksoi Qamili.

Sipas tij, mbështetja e qytetarëve është motiv shtesë që ekipi i VLEN-it të vazhdojë angazhimin për zhvillimin e Tetovës.

Related posts

Fondi pensional të dorëzojë të dhënat për pensionet më së voni deri më 21 prill

Gazeta Max

Jotova: Në kushtetutën bullgare nuk ka pakicë dhe kjo respektohet në Strasburg

Gazeta Max

Gjobiten 92 shoferë në Shkup, 38 për ngasje të shpejtë

Gazeta Max