GazetaMax
Lajme

Albi Qamili: Nesër ndodh mobilizimi më i madh në historinë zgjedhore të Tetovës në mbështetje të Bilall Kasamit

Këshilltari komunal në përbërjen e re të Këshillit të Komunës së Tetovës nga koalicioni VLEN, Albi Qamili, ka bërë një thirrje të fuqishme për mobilizim qytetar në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, në mbështetje të kandidatit për kryetar komune Bilall Kasami, i cili garon për mandatin e dytë.

“Nesër ndodh mobilizimi më i madh në historinë zgjedhore të Tetovës, për ta bërë dallimin më të madh që ka njohur ndonjëherë ky qytet. Nesër, përtej çdo gjëje tjetër, është dita e Tetovës,” ka shkruar Qamili.

Ai ka theksuar se dita e nesërme do të jetë vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe për vazhdimin e drejtimit të Tetovës nga Kasami, duke e cilësuar si moment të çlirimit moral dhe politik të qytetit.

“Nesër, i dënojmë ata që guxuan të prekin në nderin tonë dhe votojmë njeriun që kujdeset për qytetin tonë. Nesër në mbrëmje, kur Tetova të çlirohet nga të pamoralshmit, ajo do të festojë si kurrë më parë,” ka përfunduar Qamili.